TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi ishte personi i cili negocioi dhe e bindi Sokol Mjacajn të dorëzohej, pasi vrau të dënuarin, Arben Lleshi dhe plagosi të dënuarin tjetër Indrit Shaqjan.
Mjaçaj është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë të Elbasanit.
Kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi negocioi me Sokol Mjacajn, e bindi që të dorëzohet.
Edhe personi tjetër, i burgosuri tjetër që vuan dënimin me burgim të përjetshëm, ka mbetur i mbetur i plagosur në këmbë. I plagosuri Indrit Shaqja është transportuar drejt spitalit të Elbasanit.
Në brendësi të burgut ndodhet edhe drejtuesi i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, i shoqëruar nga drejtori i Burgjeve, janë forcat e FNSH, RENEA. Çdo perimetër është i mbuluar nga efektivët, të cilët kanë në gatishmëri për të ndërhyrë nëse është e nevojshme.
