TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shqipëria do të pushtohet nga i ftohti, në fundjavë. Të dhënat e Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, bëjnë me dije se e shtuna do të ketë kushte atmosferike të paqëndrueshme, ndërsa dita e diel të ketë një përmirësim të motit.
Megjithatë temperaturat pritet të ulen ndjeshëm, duke shkuar deri në -5 gradë, sa i takon zonave si në verilindje ashtu dhe juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.
Problem pritet të ketë dhe sa i takon lundrimit detar, kjo pasi era pritet të shkojë në det në hapur deri në 80 km në orë. Temperaturat e ulëta do të sjellin dhe rikthimin e ngricave, ndaj autoritetet bëjnë thirrje për kujdes, sidomos përgjatë akseve rrugore në relievet malore në lindje.