TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja mësohen nga përplasja e të burgosurve në burgun e Peqinit.
Tre të dënuar përjetë, përkatësisht Indrit Shaqja, Arben Lleshi, i cili ka humbur jetën dhe Sokol Mjacaj kanë qenë në ajrim dhe më pas kanë hyrë në ambiente e kuzhinës së burgut.
Drejtoria e Burgjeve the se nga përplasja janë lënduar dy të dënuar, ndërsa asnjë prej gardianëve, policëve apo punonjës civilë në ambientet e burgut nuk janë lënduar.
Sokol Mjacaj
Sokol Mjacaj ka vrarë dy turistët çekë, Michal Svatos dhe Anna Kusinova, më 3 korrik 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit. Mjacaj i grabiti dy të rinjtë e më pas i ekzekutoi me armë zjarri në automjetin e tyre.
Indrit Shaqja
Indrit Shaqja mbeti i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në burgun e Peqinit. Ai rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen makabre të dy kunatave në qytetin e Durrësit me qëllim grabitjen e tyre.
Arben Lleshi
Arben Lleshi i dënuari tjetër i përfshirë përleshjen që ndodhi sot (15.12..2023) në burgun e Peqinit. Ai është dënuar për vrasjen e bashkëkombësit të tij Agim Hoxha në Sauthempton. Ngjarja është shënuar më 10 prillin 2013 kur Arben Lleshi 27 vjeç, i njohur si shpërndarës droge në Angli, dogji të gjallë brenda në makinën e tij Agim Hoxhën 29 vjeç në Sauthempton të Anglisë.