AKTUALITET, 28 Tetor 2024, 16:07

Apeli vendos rishqyrtim për inceneratorin e Fierit! Çfarë pritet të ndodhë në seancën e ardhshme

 Apeli vendos rishqyrtim për inceneratorin e Fierit! Çfarë

Në seancën për inceneratorin e Fierit që është hapur në gjykatën e Apelit të Posaçëm, trupa gjyqësorë ka vendosur të përsërisë shqyrtimin në Apel.

Vendimi u dha nga Apeli pas kërkesës së SPAK dhe në prag të dëgjimit të mbrojtjes të të akuzuarve.

Trupa gjyqësore iu referua nenit 427/4 të kodit të procedurës penale. Në seancën e ardhshme në Apelin e Posaçëm do të pyeten disa dëshmitarë dhe e pandehura Arjola Kodra.