AKTUALITET, 13 Dhjetor 2021, 22:04

Arjan Çani: Basha nuk rri në godinë se është trim, largimi nga aty është rrëzimi i tij!

Arjan Çani: Basha nuk rri në godinë se është trim,

Gazetari Arjan Çani, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV,  u shpreh se Basha qëndron në zyrën e tij në selinë e PD, sepse largimi nga selia është rrëzimi i tij. 

"Lul Basha nuk rri atje me kokën e vet, as se është trim, as se është çmendur, madje në konferencën e sotme dukej që ishte i shqetësuar. Amerika punon me karta të hapura dhe ne bëjmë sikur se kuptojmë. Eskobari tha jo vetëm që është i shpallur 'non grata' Berisha, por ne mund të japim dhe prova. Drejtësia juaj duhet të veprojë, ne mund të japim dhe prova por kjo është puna juaj, tha ai.

Këtu nuk është puna e godinës. Unë mendoj që ikja nga godina edhe pse Basha mund të mos ikë kurrë nga kryetari i PD, është rrëzimi dhe rënia e tij. Godina është simbolikë dhe ka shumë rëndësi. Këto janë 'llo-llo' pa vlerë dhe e vetmja që do t'i japin rëndësi Bashës dhe Berishës do të jenë zgjedhjet e ardhshme. Do të shohim sa bashki do të marrë njëri dhe tjetri. Me policinë e Ramës dhe forcën amerikane, Basha është i fortë", tha Çani