AKTUALITET, 4 Dhjetor 2023, 23:16

Andi Tela: Një pjesë e PD-së e donte Argitën kryetare në vend të Berishës që në 2013!

Andi Tela: Një pjesë e PD-së e donte Argitën kryetare

Gazetari Andi Tela, duke komentuar fjalën e parë të Argita Malltezit në një Kuvend të PD-së, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, se para një dekadë ishte një ide e një pjese të PD-së që ajo të ishte pasardhëse e Berishës në krye të PD-së. Por sot, tha ai, është shumë vonë, aq më tepër që Berisha e përjashtoi çdo mundësi.

“Argita mund të ishte bërë kryetare e PD-së në vitin 2013 dhe atëherë ishte si ide se nëse Berisha duhej të largohej, mund t'ia trashëgonte partinë të bijës. Ose më mirë ishte një dëshirë e një pjese brenda PD-së që më mirë shihte Argitën në krye të PD-së se sa konkurentët e tjerë. Kurse tani unë mendoj se është shumë vonë për këtë pjesë, aq më tepër që Berisha e sqaroi këtë pjesë që fjalimi i Argitës ishte fjalim i një anëtari të PD-së, që ngelet këtu dhe nuk vijon më tej”-tha Tela.