TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Neritan Sejamini thotë se qëndrimi bllokues i Greqisë ndaj vendit tonë, për shkak të çështjes Beleri, është pritur keq nga vendet e Bashkimit Europian dhe kjo mund të jetë një arsye për sinjalet që po vijnë, se grekët do të firmosin letrën për nisjen e bisedimeve të Shqipërisë me BE-në.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Sejamini tha se Gjermania ka qenë veçanërisht kritike ndaj pozicionit bllokues të Greqisë, duke mos pranuar që problemet bilaterale të kthehen në bllokuese të procesit të integrimit.
"Qëndrimi i Greqisë është pritur shumë keq nga vendet e BE-së. Scholz ka thënë, Greqia nuk mund të përdorë BE-në për të zgjidhur problemet bilaterale të saj. Qëndrimi i BE ndaj Shqipërisë varet vetëm nga hapat që bën Shqipëria, prandaj ka thënë nuk do të lejojmë asnjë vend të bilateralizojë procesin e integrimit.
Edhe Greqia është nën presionin e Gjermanisë.
Greqia nuk e ka për herë të parë, ka bllokuar Maqedoninë në të shkuarën. Është nga vendet më të parëndësishme të BE dhe për herë të parë gjermanët kanë qenë gati të dalin publikisht dhe të thonë që ky qëndrim është i papranueshëm", tha Sejamini.