TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dashamir Shehi ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku foli për opozitën dhe faktin që ajo nuk po ngjall shpresë te qytetarët.
Shehi tha se opozita duhet të marrë disa vendime të rëndësishme dhe t'ju flasë shqiptarëve për ofertën e saj për të ardhmen.
"Një iniciativë duhet të japë zhvillim, orientim, për disa pika kryesore. Cilat janë këto?
A do të rrimë në Parlament apo do të dalim? Kjo është pika kryesore. Edhe sot në mëngjes, nuk morëm pjesë, u ndezën nja dy fishekzjarre. Unë mendoj se kjo rrugë nuk na çon gjëkundi, është rrugë e konsumuar dhe rezultati qe negativ.
Unë jam të rezistojmë në Parlament, sepse është hapësira e fundit e lirisë që ka mbetur, të bëjmë luftë deri në fund për komisionet dhe përfaqësimi i opozitës të jetë në të gjithë delegacionet. Ky aksion tani ka mbërritur diçka, është mediatizuar ky problem, por këtu jemi. Nëse nuk shkojmë në parlament dhe të bëjmë betejë për ligjet, them se kjo rrugë jo vetëm që është rrugë pa kthim, por është rrugë pa krye.
Teza e dytë është politike, do ta sulmojmë drejtësinë duke i thënë bandë kriminale, apo do të bëjmë kritikë konstruktive? Në fund të fundit, ky është instrumenti i vetëm që po tenton ta turbullojë politikën? Jemi apo jo me drejtësinë? Kjo është e dyta.
E treta, ne si opozitë kemi reflektuar për Kushtetutën e 2008? Për këtë marrëveshje që ka prodhuar principatën e Edi Ramës?
Dhe e katërta, do të merremi gjithnjë, me analizu se sa të mirë kemi qenë ne dhe sa të këqinj janë këta? Apo do të merremi me çfarë do të ofrojmë, shëndetësinë, etj", tha Shehi.