AKTUALITET, 4 Dhjetor 2023, 22:46

Neritan Sejamini: Kuvendi i PD nuk prodhoi asgjë, as ide, as platformë, as analizë!

Neritan Sejamini: Kuvendi i PD nuk prodhoi asgjë, as ide, as

Neritan Sejamini ka folur për Kuvendin e Partisë Demokratike, të cilin e konsideroi si një ngjarje që nuk prodhoi asgjë. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Sejamini tha se në Kuvendin e PD nuk pati as analizë të humbjes së zgjedhjeve, as platformë të re dhe as ide. 

"Kjo ishte jo ngjarje, nuk prodhoi asgjë të re. Edhe skenografia dhe te gjitha janë identike me ato që bënte Basha. Nuk pati ide të reja, analizë të zgjedhjeve dhe as platformë.

U bë për të mobilizuar entuziasmin e militantëve dhe për të konfirmuar zotin Berisha.

Përtej kësaj arritje rradhë-shtrënguese, nuk gjeta asgjë as në fjalime dhe as në ide.

Më bëri përshtypje, që përderisa ishte rikonfirmimi i zotit Berisha, do të bëhej analizë për zgjedhjet por jo". 

Lidhur me fjalimin e Argita Malltezit në Kuvend, Sejamini tha se ky mund të jetë një aspekt emocional i familjes Berisha, por e konsideroi të menduar keq strategjinë e daljes së saj, ndërsa deklaroi se nuk beson që Malltezi të jetë "pasardhëse" në krye të partisë.