TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, përmes një urdhëri zyrtar, u kërkoi punonjësve të Policisë së Shtetit dhe të Gardës së Republikës, që të deklaron nëse kanë bërë biseda në aplikacionet Ecrochat dhe SKY ECC. Gazetari investigativ Artan Hoxha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se një urdhër i tillë nuk është i mbështetur në ligj dhe nuk ka mundësi që të provohet nëse dikush e ka përdorur apo jo.
“Ku e ke të sanksionuar në ligj që përdorimi i Ecrochat dhe SKY ECC është vepër penale? Po ata që përdorin Signal dhe Telegram çfarë do të bësh ti?
Unë e kam denoncuar këtë në median britanike. Pse sot një zyrtar i shtetit më thotë: A ke Signal apo Telegram?
Si do ta provosh ti që polici filan ka përdorur SKY, ndërkohë që SKY s’ka server?
Dikur ish-ministri i Brendshëm, Spartak Poçi, nxori një urdhër që ndalonte xhamat e errët të makinave, po ku mbështetej ai?
Unë e kam denoncuar këtu në studio se ky është SKY, që e përdor mafia, por deri në momentin që e përdora SKY nuk e dija që e përdorte mafia. Si do ta gjeja unë? Për çfarë do ta përdorja unë, jam marrë me trafik droge?”-tha Hoxha.