TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për herë të parë, Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Berisha, foli në Kuvendin e PD-së, mbajtur dy ditë më parë në Tiranë. Për analistin dhe sociologun Ergys Mërtiri, fakti që merr familjen "nën armë" dhe del e bija në fushën e betejës për të mbrojtur babain dhe burrin, nga ana e imazhit është dramatike dhe tregon se në çfarë niveli ka shkuar PD-ja.
“Në vitin 2013 Berisha nuk mund ta linte të bijën në drejtimin e PD-së se do të ishte falimentim i dukshëm që ikën babai dhe lë të bijën. Berisha iku duke lënë një person që u përpoq ta komandonte pas perdes, nëse do ta linte aty do të ishte para perdes. Kurse sot është më e përshtatshme, sepse Berisha nuk ka një parti për të mundur Ramën. Sot ka një parti për ta mbajtur atë grupin, grusht bashkuar rreth partisë, për të luftuar me SPAK-un, për të mos lejuar arrestimin e Berishës. Gjithçka bëhet për të penguar SPAK-un. Nuk u morën fare me zgjedhjet, por me SPAK-un dhe u miratua një rezolutë kundër një institucioni drejtësie. Kuvendi u mblodh 7 muaj pas zgjedhjeve dhe u deklarua kundër SPAK-ut dhe jo për zgjedhjet.
Ishte një kuvend shtirjeje nga fillimi në fund. Fakti që merr familjen nën armë, të dalë e bija në fushën e betejës për të mbrojtur babain dhe burrin, nga ana e imazhit, për mua është dramatike se tregon se në çfarë niveli ka shkuar kjo parti. Nga ana tjetër Argita Berisha futet në politikë, ndërsa i shoqi i hyn në burg dhe i ati është po ai i akuzuar dhe është non grata. Është non sens”-tha Mërtiri në Të Paekspozuarit, në MCN TV.