TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Andi Tela, duke debatuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, me drejtorin e komunikimit në selinë blu, Alfred Lela, u shpreh se opozita nuk ka as mbështetjen e opinionit publik vendas, as reagimin e faktorit ndërkombëtar.
Andi Tela: Në këtë moment kur opozita ka zgjedhur këtë rrugë të “anarkisë parlamentare”, këtë të sotmen e pamë pak më të zbutur seancën më parë, por edhe atëherë për 17 minuta u votuan nja 10 projektligje. Sot pamë edhe zjarrin. Unë e kuptoj që kjo është një zhurmë që dikush të dëgjojë. Përveç nesh që mblidhemi mbrëmjeve për të diskutuar, këtë e dëgjon edhe opinion publik, i cili, pasi ka kuptuar të vërtetën e shkeljes së opozitës, duhet të reagojë, të dalë ta mbështesë në një protestë, miting dhe të thotë ja po e mbështesim. Kjo nuk ndodh.
Përvoja parlamentare ka treguar se sa herë ka patur kriza dhe përplasje të rënda, ka ndërhyrë gjithmonë faktori ndërkombëtar për zgjidhjen e krizave. Pra opozita ka kërkuan ndihmën e faktorit ndërkombëtar, pranë qeverisë, që t’i japë një zgjidhje se këta janë opozitë. Në këtë rast ne e kemi zero reagimin e të huajve për arsyet që ne i dimë. Atëherë kur zhurmën e bën që të dëgjohesh dhe nuk dëgjohesh, çfarë duhet të bëjë opozita? Për mbi 12 muaj vijnë zgjedhjet dhe opozitës i kalon koha, humb kohë. Çfarë bëhet se nesër, pasnesër do të jetë seancë për miratimin e paketës fiskale, do të shkojnë te kangjellat e kuvendit për mbledhje grupi, s’na lënë gardistët, dy përjashtohen. Del Berisha 3-4 herë në ditë, pastaj shkon nëpër rrethe.
Ylli Rakipi: Pra Lela, është shumë e thjeshtë. Po shohim një aksion politik që nuk ka ndonjë rezultat. Të mbledh Lindita Nikolla atje dhe të lexon 5 minuta dhe të mbyll buxhetin. Opozita kur do ta thotë këtë gjë dhe aksioni i opozitës nuk ndez me atë mënyrë që shohim aty. Ore, ke aksion tjetër?
Alfred Lela: Po çfarë ndez?
Ylli Rakipi: Po më the çfarë ndez, mbaroi filmi. Unë jam një gazetar bashkë me këta të tjerët. Po më kërkove mua çfarë ndez, jep dorëheqjen edhe ti se unë nuk jam aty. Unë jam pjesë te media dhe po të kërkoj një gjë. Dua të di për aksionin e opozitës, sepse pa opozitë ky vend vdes.
Alfred Lela: Ka mjete të tjera të kundërvënies ndaj qeverisë, deri te greva e urisë, te protesta, të gjitha nuk janë të përjashtuara.
Andi Tela: Kjo është gjuhë e drunjtë pastaj. Do të ketë grevë urie, të gjitha opsionet janë të mundshme. Nuk është përgjigje.
Alfred Lela: Po mos më kërko një datë, se nuk kam as tagrin, se është çështje forumesh. Do të mblidhet formalisht kryesia, siç u mblodh dhe vendosi për radikalizim të qëndrimeve dhe u vendos që do të jetë Kuvendi i 2 dhjetorit.