AKTUALITET, 3 Tetor 2025, 17:32

AMP pezullon nga detyra shefin e krimeve në Përmet

AMP pezullon nga detyra shefin e krimeve në Përmet

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) me urdhër të Prokurorisë së Gjirokastrës pezulloi nga detyra punonjësin e policisë DH. Ç., me detyrë shef seksioni në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Volum, në Komisariatin e Policisë Përmet.

Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

Sipas AMP-së ekzekutimi i urdhrit u bë në vijim të hetimeve të thelluara lidhur me procedimin penal të vitit 2025, ku gjatë marrjes së deklarimeve dhe veprimeve të tjera hetimore ka dyshime të arsyeshme për shkelje nga ana e oficerit të Policisë.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.