AKTUALITET, 3 Tetor 2025, 16:31

Raporti i OECD, Blushi: BE rrëzoi propagandën e Ramës, Shqipëria e fundit në rajon për klimën e biznesit!

Raporti i OECD, Blushi: BE rrëzoi propagandën e Ramës,

Raporti i fundit i OECD, i financuar nga Presidenca polake e Bashkimit Europian, për Konvergjencën ekonomike për Ballkanin Perëndimor për vitin 2025, e rendit Shqipërinë në fund të listës sa i përket klimës së biznesit.

Kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ditën e sotme, në një deklaratë për mediat. Ai theksoi se vendi ynë renditet i fundit sipas të dhënave zyrtare.

“Sipas të dhënave, që bazohen në analizën e 35 treguesve konkretë në 5 fusha të ndryshme, Shqipëria renditet vendi i fundit në rajon me 56 pikë, nën mesataren e Ballkanit Perëndimor prej 66 pikë për klimën e biznesit. Që nga periudha 2014-2016, rezultati i vendit tonë ka pësuar rënie, duke rrëzuar propagandën e gënjeshtër të Qeverisë për përparim në arritjen e standardeve të Bashkimit Europian”, u shpreh ai mes të tjerash.

Deputeti i PL theksoi se tashmë edhe Bashkimi Evropian e ka rrëzuar propagandën e kryeministrit Edi Rama, duke publikuar edhe tabelat e këtij raporti për gjetjet në lidhje me klimën e biznesit në Shqipëri.

Blushi vuri në dukje përkeqësimin e disa fushave, që nga sektori i ndërtimit, ekonomia informale, sistemi bankar, bujqësia dhe deri remitancat, duke vënë theksin te narkoekonomia dhe pastrimi i parave.

Deklarata e plotë e Tedi Blushit:

“Raporti i fundit i OECD, i financuar nga Presidenca polake e Bashkimit Europian, për Konvergjencën ekonomike për Ballkanin Perëndimor për vitin 2025, e rendit Shqipërinë në fund të listës sa i përket klimës së biznesit.

Sipas të dhënave, që bazohen në analizën e 35 treguesve konkretë në 5 fusha të ndryshme, Shqipëria renditet vendi i fundit në rajon me 56 pikë, nën mesataren e Ballkanit Perëndimor prej 66 pikë për klimën e biznesit.

Që nga periudha 2014-2016, rezultati i vendit tonë ka pësuar rënie, duke rrëzuar propagandën e gënjeshtër të Qeverisë për përparim në arritjen e standardeve të Bashkimit Europian.

Po kështu Shqipëria ka treguesin më të ulët për qarkullimin tregtar ndërkombëtar  (25.8 nga mesatarja 44.7) dhe kontrolli i korrupsionit mbetet i dobët (27.7 nga 33.1 i mesatares së BP).

Të dhënat tregojnë se flukset financiare të paligjshme arrijnë në të paktën 4 miliardë euro në vit, që përfaqësojnë rreth 17% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Ekonomia informale përbën një problem madhor, duke zënë gati 30–35% të PBB-së, ose rreth 7 deri në 8 miliardë euro, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me nivelin më të lartë të ekonomisë së zezë në Europë, ku mesatarja qëndron rreth 10%.

Sektori i ndërtimit, një nga më aktivët në ekonomi, është veçanërisht i ekspozuar ndaj financimeve joformale. Vetëm 22% e këtij sektori financohet nga kredia bankare, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, ndërsa pjesa tjetër vjen nga burime të paqarta.

Paraja jashtë sistemit bankar arrin në 4.5 miliardë euro, ose 18% të PBB-së, dy herë më shumë se mesatarja e BE-së.

Investimet e huaja direkte (FDI) janë gjithashtu të deformuara. Ndërkohë që sektori industrial dhe prodhimi kanë rënë vazhdimisht, investimet e huaja në pasuri të paluajtshme janë rritur ndjeshëm, nga 5.7% e PBB-së në vitin 2014 në rreth 29% aktualisht. Megjithatë, Shqipëria ka shkallën më të ulët të rritjes së FDI-së në rajon dhe pozicionohet më dobët se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për klimën e biznesit dhe infrastrukturën.

Tregtia e jashtme përforcon dramën në ekonominë e vendit.

Në tremujorin e parë të vitit 2025, deficiti tregtar i mallrave arriti -25.3% të PBB-së. Eksportet vjetore janë rreth 4 miliardë euro dhe kanë qenë në rënie për tre vite me radhë.

Bujqësia, që ende punëson 30% të forcës punëtore, ka qenë në tkurrje të vazhdueshme që nga viti 20

Reforma të thella për të përshpejtuar konvergjencën e të ardhurave në BE janë të domosdoshme për të nxjerrë vendin nga këneta e narkoekonomisë dhe pastrimit të parave ku e ka zhytur vendin qeverisja 12-vjeçare e Edi Ramës.

Vetëm me një model të ri ekonomik, që zhbën modelin aktual të narkoekonomisë të ndërtuar nga Edi Rama e që bazohet te ndërtimi dhe konsumi, Shqipëria mund të arrijmë ngushtimin e përshpejtuar të diferencës së të ardhurave me vendet e rajonit dhe mesataren e vendeve europiane.

Vetëm me rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto mbi 8% në vit dhe shndërrimin e Shqipërisë në fuqi eksportuese, pjesë e pesë prioriteteve të Partisë së Lirisë për 4 milion shqiptarë plus, ne do të mund të përshpejtojmë afrimin e vendit me Bashkimin Europian”.