AKTUALITET, 15 Nëntor 2023, 10:47

Banorët e fshatit Dishnicë protestë për ujin e pijshëm: Është i ndotur

Banorët e fshatit Dishnicë protestë për ujin e pijshëm:

Në fshatin Dishnicë të Korçës banorët janë mbledhur në protestë për ujin e pijshëm.

Rreth 70 banorë  janë shprehur se uji i pijshëm është i ndotur dhe se gjithçka ndryshuar që kur ujësjellësi e mori në menaxhim duke mos investuar.

“Nuk kemi ujë të pijshëm, është i ndotur. Jemi taksapagues të rregullt, ujësjellësi nuk ka investuar në fshat. Kur e kemi pasur ne në menaxhim ujësjellësin ka qenë i pastër. Me menaxhimin e ujësjellësit, gjithçka ka ndryshuar. Na vjen uji i ndotur, mbushim ujë në fshatrat e tjerë”, janë shprehur banorët.

“Do të vazhdojmë me protestat nëse nuk bëhet një ndryshim në fshat”, kanë paralajmëruar ata.