TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato dhe delegacioni, kanë vizituar ambientet e rikonstruktuara të GJKKO. Gjatë takimit me drejtuesin Erion Bani, është diskutuar për përmirësimin e infrastrukturës gjyqësore si prioritet. Gjithashtu është folur edhe për rolin e gjykatës në forcimin e besimit publik te drejtësia.
“Vizituam godinën e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila është financuar nga BE dhe së fundmi është rikonstruktuar për të përmbushur standardet më të larta të BE-së. Ne mirëpresim faktin që 80% e kostos së rikonstruksionit u financua përmes ripërdorimit të aseteve të konfiskuara.
Gjatë vizitës, Kryetari në detyrë i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, gjyqtari Erion Bani, dhe Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, diskutuan rolin e Gjykatës në forcimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë dhe në ruajtjen e standardeve të larta në vendimmarrje.
Ambasadori i BE-së theksoi gjithashtu se përmirësimi i standardeve të infrastrukturës gjyqësore duhet të mbetet prioritet në të gjithë Shqipërinë, për të garantuar siguri, transparencë dhe akses në drejtësi”, thuhet në postimin e ndarë në rrjetet sociale.