TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një kontroll i befasishëm i ushtruar në IEVP Durrës ka çuar në zbulimin dhe sekuestrimin e sendeve të ndaluara brenda ambienteve të burgut.
Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet janë zhvilluar nga Forcat Speciale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në bashkëpunim me SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), në kuadër të masave të intensifikuara për rritjen e sigurisë në institucionet penitenciare.
Gjatë kontrollit në godinën “B” të burgut të Durrësit, u konstatua dhe sekuestrua një aparat celular tip “iPhone”, së bashku me karikuesin dhe fishë lidhëse të improvizuara.
Për rastin janë kryer veprimet procedurale përkatëse dhe është mbajtur procesverbal për bllokimin dhe sekuestrimin e sendeve të ndaluara.
Ndërkohë, strukturat e specializuara të SHKBB-së, në koordinim me SPAK dhe BKH, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave përgjegjës.