TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mjedisi bën bashkë deputetët e mazhorancës dhe opozitës në Shkodër. Marjana Koçeku e Partisë Socialiste është shfaqur krah Kliti Hotit të Partisë Demokratike, deputetë të qarkut Shkodër, në një bashkëpunim të ri për mbrojtjen e mjedisit dhe konkretisht lumin Buna.
Ata kanë nënshkruar një bashkëpunim me qëllim sensibilizimin e institucioneve për t’i vënë në lëvizje në funksion të një mjedisi më të pastër për lumenjtë e veriut, duke përfshirë Bunën dhe Drinin.
“Nuk është vetëm çështje estetike”, thotë Koçeku, “por jetike për lumenjtë që përshkojnë qarkun e Shkodrës, si edhe për banorët që jetojnë në këtë qark.”
