TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi vitin e kaluar në bashkëpunim tre të tjerë tentoi të vriste me armë zjarri F. Kuçin njohur edhe si ‘Gucci’ i TikTok.
Ndaj F. Brahaj rëndon akuza "Vrasja me paramendim", mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.
Ndaj tij, gjykata e Durrësit kishte dhënë në muajin mars masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.
Sipas policisë, ai ka tentuar që të qëllojë personin tjetër në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë.
Njoftimi i Policise:
Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kamëz, u kap në Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Akuza”, shtetasi i shpallur në kërkim, F. B., 23 vjeç.
Gjykata e Durrësit, në muajin mars, 2026, i ka caktuar shtetasit F. B., masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se më datë 15.12.2025, në lagjen nr. 9, në ambientet e një lokali, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, shtetasin F. K.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.