TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci në simpoziumin e organizuar në Tiranë me temë “lufta kundër krimit dhe korrupsionit”, ka theksuar se kjo është një prioritet për të dyja vendet.
“Lufta kundër korrupsionit dhe mafies ka marrë një dimension ndërkombëtar dhe s’ka alternativa për punën në skuadër Itali Shqipëri, SPAK dhe DNA.
Në institucionin e drejtorisë tonë Antimafia, marrëdhënie të thella e frytdhënëse me Shqipërinë.
Prokuroria e drejtoria kanë 30 vite që punojnë, këto vite periudhë shumë e rëndësishme e për Shqipërinë. Roli i këtyre organizmave ka qenë themelor në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar prioritet për të dy vendet tona. Italia në këtë vend e pranishme në gjithë sektorët”, tha ai.
Ambasadori italian tha se Italia është e vendosur të ndihmojë Shqipërinë në rrugën e saj drejtë integrimit në BE.
“Mesazhi që dua të them me një batutë është që Italia në Shqipëri ekziston, gjithnjë kemi qenë jemi dhe do të jemi se Italia është krejtësisht e vendosur ta shoqërojnë Shqipërinë në këtë itinerar që nisi këtë vit me korrikun me nisjen e negociatave me BE-në.
Hapen perspektiva të shkëlqyera që pas disa vitesh do e çojnë Shqipërinë anëtare me të drejta të plota të BE. Të punojmë bashkë në gjëra shumë konkretë, në fushën gjyqësore, të forcave të policisë”, deklaroi ambasadori.