AKTUALITET, 8 Qershor 2022, 16:59

Ambasadori britanik në Shqipëri takohet me presidentin e zgjedhur, Bajram Begaj, ja çfarë diskutuan

Ambasadori britanik në Shqipëri takohet me presidentin e zgjedhur,

Ambasadori britanik në Shqipëri Alastair King-Smith është takuar me presidentin e zgjedhur të vendit tonë Bajram Begaj.

“Ambasadori Alastair King-Smith dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, u takuan me Presidentin e zgjedhur, Bajram Begaj, dhe e përgëzuan për zgjedhjen si Kryetar i ardhshëm i Shtetit. Ata vlerësuan qëllimin e tij për t’i shërbyer interesave afatgjata të popullit shqiptar.

“Diskutuam rëndësinë e sigurisë rajonale, duke adresuar rritjen e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve dhe garantimin e standardeve më të larta në detyrat publike dhe emërimet.

I dërguari i Posacëm, Sir Stuart Peach, ndodhet në vizitë dy ditore në Shqipëri me synimin pët të përforcuar angazhimin e Britanisë për të bashkëpunuar me udhëheqësit shqiptarë dhe liderët e tjerë, për të promovuar në të gjithë rajonin institucione të forta demokratike dhe shoqëri të hapura.

Si aleatë të ngushtë, do të angazhohemi me Presidentin e zgjedhur Begaj që Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria të adresojnë sfidat e përbashkëta dhe të krijojnë mundësi të reja bashkëpunimi për të dyja vendet tona” – tha Ambasadori Alastair King-Smith”, thuhet në njoftimin e ambasadës.