AKTUALITET, 8 Qershor 2022, 14:42

“Nuk merrem me opozitat kur s’jam në Shqipëri”- Rama: Nëse "Ballkani i Hapur" do të ishte influencë ruse, Bashkimi Europian është….

“Nuk merrem me opozitat kur s’jam në Shqipëri”-

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat nga Ohri iu përgjigj edhe atyre që mendojnë se "Ballkani i  Hapur" është një influencë ruse. Sipas tij, nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë BE është Jugosllavia e re.

Ndërsa në lidhje me deklaratat e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazovic, se kundërshtitë nga disa shtete vijnë për shkak të inateve personale, Rama tha se Dritani i  njeh më mirë punët e inateve në Ballkan.

Pyetje: Opozitat qoftë në Maqedoninë e Veriut qoftë në Shqipëri e quajnë "Ballkanin e Hapur" si influencë ruse, keni një koment për këto deklarata?

Rama: Unë nuk flas për opozitat shqiptare të Shqipërisë kur nuk jam në Shqipëri. E dyta të thuash që Ballkani i Hapur është projekt i Rusisë është njësoj si të thuash që BE është Jugosllavia e re.

Pyetje: Dritan Abazovic tha se kundërshtitë vijnë nga disa shtete janë më shumë inate personale, keni një koment, sepse Kosova është vendi i fundit që po kundërshton?

Rama: Dritani di më shumë se mua për punën e inateve në Ballkan. Unë di të them që Dritani ka të drejtë pavarësisht se nuk e kam pyetur ekzaktësisht për ke e ka fjalën, por është një djalë që di ca flet, mendon atë që flet dhe mendon në mënyrë të drejta dhe unë bashkohem pa kushte me Dritanin që kjo është një histori ballkanike

Më tej Rama u shpreh më tej se “në të gjitha këto procese janë të ftuar edhe të tjerët. Nëse liderët politikë kanë një tjetër natyre vendimmarrje operatorët ekonomik dhe qytetarët kanë një tjetër natyre vendimmarrje”