TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në hyrje të Niklës në Fushë-Krujë. I plagosur ka mbetur Marklen Haka.
Sipas News24, Marklen Haka dhe autori kanë qenë të dy në rrugë. Autori e ka qëlluar me armë dhe është larguar.
Mësohet se Haka ka marrë një plumb në fytyrë.
Krujë/Informacion paraprak
Në Nikël, Krujë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi M. H., i cili është transportuar për në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore dhe për momentin ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Krujë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e kapjen e autorit.
ATENTATI NË VITIN 2019
Marklen Haka i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në Nikël ne vitin 2019 ku mbeti e vrarë halla e tij Shpresa Basha, e cila mbrojti nipin me trupin e saj. Ndaj të riut u qëllua me 100 plumba, ndërsa Haka kishte vetëm dy muaj që ishte liruar nga burgu.
Mariglen Haka ka përfunduar për herë të parë në pranga kur ishte 20 vjeç, i dyshuar për një vepër të rëndë penale, atë të vrasjes.