AKTUALITET, 8 Qershor 2022, 14:39

Zgjidhet ambasadorja e re e BE-së për Shqipërinë

Zgjidhet ambasadorja e re e BE-së për Shqipërinë

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell, ka njoftuar emërimin e 31 kryetarëve të delegacioneve të Bashkimit Europian.

Për Shqipërinë është nominuar Christiane Hohmann. Ajo aktualisht është ambasadore e Gjermanisë në Estoni dhe më parë ka shërbyer si ambasadore në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Emrat e nominuar priten të zyrtarizohen pas marrjes së marrëveshjeve përkatëse në vendet e tyre pritëse.

Hohmann do të zëvendësojë Luigi Soreca-n të cilit i përfundoi mandati 4-vjeçar.

Zgjidhet ambasadorja e re e BE-së për Shqipërinë