AKTUALITET, 8 Qershor 2022, 13:48

Deklaratat në samitin e Ballkanit të Hapur/ Këshilltarja e Berishës: Rama bëhet pjesë me dashje e një tentative rishkruajtje të historisë

Deklaratat në samitin e Ballkanit të Hapur/ Këshilltarja e

Këshilltarja  për mediat e Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha, Floriana Garo ka reaguar me një deklaratë për mediat dhe tha se “PD dënon me termat më të ashpër deklaratat e Ramës në Ohër”.

Sipas saj, Rama “dëshmon mungesë respekti ndaj të shkuarës tragjike të Ballkanit”.

“Rama me këto deklarata imorale i bashkohet dyshes Vucic-Dodik dhe bëhet pjesë me dashje të asaj që është një tentativë rishkruajtje të historisë me qëllimin e vetëm për të lehtësuar pozicionin e Serbisë në kontekstin e projektit serbo -rus të Ballkanit të Hapur.

I njëjti rrezik vjen nga pjesëmarrja e pajustifkuar dhe rolin e errët në këtë samit të djalit të Xhorxh Sorosit. Askush nuk e di me cilin status është ai prezent në të njëjtën tavolinë me kryeministrin e Shqipërisë dhe Serbisë”, tha ajo.