AKTUALITET, 8 Qershor 2022, 16:11

A është Rusia kumbare e "Ballkanit të Hapur"? Ja si përgjigjet Rama

A është Rusia kumbare e "Ballkanit të Hapur"? Ja si

Kryeministri Edi Rama u pyet sot në Ohër nga gazetarët se a do ta kompromentonte deklarata e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov nismën e "Ballkanit të Hapur" dhe se a është Rusia kumbare e këtij projekti.

Pyetje: A është Rusia kumbare e "Ballkanit të Hapur"?

Edi Rama: Tani bëhet fjalë për një peshkaqen të një niveli shumë të lartë në oqeanin e diplomacisë botërore që është i mirënjohur për sarkazmat e tij e shumë peshq kanë rënë në atë rrjedhën e trukeve të tij, sepse nëse ai do të ishte mbështetës i "Ballkanit të Hapur" do të ishte këtu.

Si mund të jetë ai mbështetës? SHBA e BE janë këtu sot ai nuk është.

Tani këtë lloj fabule ose narrative ushqimi e hanë vetëm peshqit e Ballkanit të mbyllur.

Peshqve të Ballkanit të mbyllur nuk kemi çfarë ti bëjmë, i kemi në ujërat tona dhe ne lloje peshqish jemi por të rrimë tek kjo fauna e detit.

"Ballkani i Hapur" është për njerëzit, për gjithë njerëzit e kaq.

Të peshkosh në këtë ujin e historive për të dëmtuar procese që janë në thyerje me të shkuarën e ngjitje me të ardhmen është kollaj por s’ka për të funksionuar.