AKTUALITET, 29 Shtator 2025, 17:41

Opozita ende pa një emër për zgjedhjet në Tiranë, Maliqi: Propagandë e rilindjes! PD-së dhe partive të tjera u duhet punë e madhe, Rama nuk lëshon pe

Opozita ende pa një emër për zgjedhjet në Tiranë,

Ish-deputeti demokrat Lefter Maliqi, i ka cilësuar propagandë të rilindjes zërat se PD nuk ka ende një kandidat përballë Ogerta Manastirliut për Bashkinë Tiranë.

Sipas tij, opozita ka disa kandidatë dhe negociatat po behën për të rakorduar te një emër në bashkëpunim me partitë e tjera.

“Shqiptaret të mos e hanë këtë aktrim dhe propagandë të rilindjes që PD nuk ka kandidatë, kandidatë ka, negociata bëhen për të rakorduar edhe tek emri, për mua emri dhe mund të jetë zgjedhur.  Këto diskutime bëhen sepse ne jemi përballë një narkoshteti, PD kërkon edhe mendimin e pjesës tjetër të opozitës, të partive të tjera, që të hedhin idetë në tryezë për një emër të përbashkët”, tha ai.

Më tej, Maliqi u shpreh se PD dhe opozitës i duhet një punë e madhe në bazë, sepse regjimi është në aksion edhe pas fitores.

“Rama nuk lëshon pe, nuk fal Rama, nuk është Fatos Nano, Rama është në vijën e një diktaturë”, tha ai.

Ndër të tjera, ai theksoi se për zgjedhjet lokale të 2027, PD-së i duhet baza urgjent, pasi sipas sipas tij, pa bazë nuk ka fitore.

“Shqiptaret të mos e hanë këtë aktrim dhe propagandë të rilindjes që PD nuk ka kandidatë, kandidatë ka, negociata bëhen për të rakorduar edhe tek emri, për mua emri dhe mund të jetë zgjedhur. Këto diskutime bëhen sepse ne jemi përballë një narkoshteti, PD kërkon edhe mendimin e pjesës tjetër të opozitës, të partive të tjera, që të hedhin idetë në tryezë për një emër të përbashkët.

PD dhe opozitës së bashkuar duhet një punë e madhe në bazë, sepse regjimi është në aksion edhe pas fitores, nuk lëshojnë pe. Rama nuk lëshon pe, nuk fal Rama, nuk është Fatos Nano, Rama është në vijën e një diktaturë.

Kandidatë përballë Manastirliut ka plotë, si Alimehmeti dhe Tabaku që janë përfolur. Në zgjedhjet e përgjithshme është më ndryshe. Është më ndryshe gara tani se sa kur të jenë në të gjithë Shqipërinë, se tani vijnë drejtorët, deputetët. Në 2027 kur je në garë të barabartë është më ndryshe.

PD i duhet baza urgjent, pa bazë nuk ka fitore. Urgjent riorganizim në bazë, drejtuesit politik që kanë humbur në zgjedhje të japin dorëheqje, pavarësisht masakrës elektorale duhet të shohin punën e tyre. Nëse ata që kanë humbur për arsye të masakrës apo vetes së tyre, tu hapin rrugën njerëzve të përkushtuar.", tha ai.