AKTUALITET, 29 Shtator 2025, 17:31

Tatimet nisin fushatë për faturat e fiskalizuara! Thirrje bizneseve të respektojnë ligjin, qytetarët të denoncojnë abuzimet

Tatimet nisin fushatë për faturat e fiskalizuara! Thirrje bizneseve

Administrata Tatimore u bën thirrje tatimpaguesve që të lëshojnë fatura të fiskalizuara dhe të respektojnë detyrimet ligjore. Përmes një video sensibilizuese tatimet kanë sqaruar se ku dallon një faturë e fiskalizuar nga një tjetër që nuk është e fiskalizuar.

Me qëllim formalizimin e ekonomisë dhe goditjen e informalitetit, Administrata Tatimore kërkon edhe bashkëpunimin e qytetarëve për të kërkuar faturën tatimore por edhe denoncojnë rastet e abuzimit.

“Ftojmë qytetarët të kërkojnë faturë tatimore, si një hap i domosdoshëm drejt formalizimit të ekonomisë”, -thuhet në njoftimin e tatimeve.