AKTUALITET, 2 Shtator 2023, 22:23

Alex Soros vjen sërish në Tiranë, i hedh krahun Veliajt në stadiumin “Air Albania”

Alex Soros vjen sërish në Tiranë, i hedh krahun Veliajt në
Soros dhe Veliaj

Djali i biznesmenit miliarder, George Soros, Alex Soros është kthyer për një tjetër vizitë në Shqipëri.

Ai ka postuar një foto në “Instagram”, ku shihet në stadiumin “Air Albania”. Soros pozon krah kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, teksa shkruan se është kënaqësi të vizitojë një nga projektet e shkëlqyera të Tiranës.

“Kënaqësi të kthehem sërish në Shqipëri dhe të shikoj një nga projektet e reja të shkëlqyera të Tiranës, Air Albania Stadium me Erion Veliajn!”, shkruan ai në postimin e tij, ku shfaqet i buzëqeshur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alexander Soros, PhD (@alexsoros)

Herën e fundit në Tiranë Soros ishte në 3-4 gusht kur shoqëronte ish-presidentin Bill Klinton, vizitë e organizuar nga fondacioni i biznesmenit Soros. 

Alex Soros prej disa muajsh ka marrë drejtimin e punëve të të atit, zyrtarisht, pasi ky i fundit është tërhequr nga aktivitetet pulbike.