AKTUALITET, 2 Shtator 2023, 19:12

Xhaferaj pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së: Rama krenar sot për Bashën

Xhaferaj pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së: Rama

Me ftesë të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, sot u mblodh Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, ku u votuan dhe u miratuan ndryshimet e reja statutore për partinë.

Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferaj ka reaguar pas përfundimit të kësaj mbledhjeje, ku shkruan i shqetësuar se Kuvendi i sotëm i solli ndërmend shprehjen e miliarderit George Soros, i cili evidenton se “çdo gjë është kthyer në biznes, përfshirë dhe politikën”, e që sipas tij ky realitet e dëmton shoqërinë tonë.

Më tej, Xhaferaj shtoi se kryeministri Rama sot ndihet krenar për Bashën dhe mbështetjen që i ka dhënë.

Postimi i Ferdinand Xhaferajt:

Aktiviteti i sotëm në pallatin e sportit “Asllan Rusi” më kujtoi një shprehje të miliarderit George Soros që thotë: “Ligji është bërë biznes, kujdesi shëndetësor është bërë biznes, politika gjithashtu është bërë biznes. Kjo realisht e minon shoqërinë”. Rama duket shumë i ngarkuar me asamblenë e të hënës që nuk ka arritur të bëjë asnjë promo për pallatin “Asllan Rusi” që sot ishte kthyer në një Land of FamilyMark Communication.

Pra, takimi i sotëm ishte një demonstrim i Lulëzimit të Biznesit dhe Rama ka të gjithe të drejtën të krenohet për mbështetjen e dhënë.