TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një pedagoge me tituj akademikë është vënë në qendër të kritikave nga kolegët dhe lexuesit e tjerë në rrjetin Linkedin, pasi citoi ish-diktatorin nacional-socialist Adolf Hitler.
Prof. Dr. Besa Shahini, pedagoge pranë Departmentit të Statistikës dhe Informatikës së Aplikuar pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës shkroi në profilin e saj thënien e Hitlerit që cilësohet si shumë raciste:
“Ji krenar për popullin tënd, kur nuk ke arsye të turpërohesh nga asnjë prej klasave të tij shoqërore”.
Shahini e ka marrë këtë shprehje dhe thotë se është dakord me Hitlerin në këtë rast. Më pas shkruan në anglisht:
“Zgjodha sot të citoj Hitlerin dhe realisht mendoj si ai, në kontekstin tonë politik kjo do të thotë:
“Ji krenar për qeverinë tënde, kur nuk ke arsye të turpërohesh nga asnjë prej anëtarëve të saj”.

Sipas gazetës Dita, postimi ka ngjallur habi dhe reagime.
Profesori i njohur Fatos Tarifa i është përgjigjur koleges në Linkedin me fjalët:
“Sa krahasim aspak i mençur. Dhe nga një profesore!! Shokuese”.
Shahini, ka mbaruar studimet Bachelor dhe Master, Dega Financë-Kontabilitet, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Ka marrë gradën Doktor i Shkencave Ekonomike dhe ka titullin akademik Profesor” – thuhet në CV-në e saj në Linkedin.