TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nëse keni plane për këtë fundjavë, moti është në favorin tuaj. Pas disa ditësh me mot të paqëndrueshëm, fundjava parashikohet e kthjellët dhe me diell.
Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ustarak, për fundjavën vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, si dhe alternime vranësirash kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10-12m/s, kryesisht ditën e diel. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

