AKTUALITET, 2 Shtator 2023, 16:50

“Festë syneti”, Gjekmarkaj reagon ashpër ndaj Kuvendit të PD: Basha si Enver Hoxha, mori për vete poste imagjinare

“Festë syneti”, Gjekmarkaj reagon ashpër ndaj Kuvendit

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka reaguar ashpër për mbajtjen sot të Kuvendit Kombëtar të PD dhe vendimet e marra.

Ai e ka krahasuar Lulzim Bashën me Enver Hoxhën, duke thënë se ky i fundit ishte ai që ka mbajtur disa nga postet kryesore të shtetit, duke bërë paralelizëm me postin që kreu i PD mori me ndryshimin e statutit sot, atë të kryetarit të Grupit Parlamentar.

Në një reagim, Gjekmarkaj nuk i kurseu ironitë, teksa mes të tjerash thotë se mbledhje e Kuvendit Kombëtar nga Basha ishte si një "festë syneti", ku “përjashtoi në mënyrë imagjinare ata që nuk i ka”.

Gjekmarkaj shton se PD duhet të bashkohet që të filloje rritjen dhe se ka nevojë për garë dhe institucione të vërteta, përndryshe  do t’i “mbetet vetëm e kaluara si kujtim dhe copat aktuale  si fosile në xhepat e rrënuesve të panginjur e të pa cipë”.

Reagimi i plotë:

Enver Hoxha i pat mbajtur per disa vjet postet kryesore të shtetit dhe të Partisë. Sekretar i Parë, Kryeminister, Minister i jashtem dhe i mbrojtjes.

Pas vitit 1952 edhe ai hoqi dore e mbajti vetem atë të Sekretarit të parë. Në një "festë syneti" sot Lulzim Basha i cili foli per hapje të shoqates së tij u shpall i perjetshem , i pergjithshem dhe mori per vete një mori postesh imagjinare.

Pastaj fap e fap perjashtoi po në menyrë imagjinare ata që nuk i ka. I paaftë që të turperohet pas 18 vitesh në politike foli per politike të re kunder se vjetres.

Kerkoi ndjese. Kujt !? Kush do t'ja dijë për ndjesen e tij ! Foli per emerime të gabuara që paskesh bërë . Ai na doli shakaja më e madhe dhe emerimi më fatkeq i Sali Berishes.

E zgjodhi të ngratin, duke prishur garen dhe injoruar kontributet në PD  per veset jo per virtytet me konceptin e kontrollit total mbi  të  e të partisë pronë. Ja futi si kurrkush, si skuth qe pret çastin  i pazoti për të bërë betejen e ndarjes me kulturen politike, pa patur kurrë një projekt. Flet per njerzit , per demokratet pasi ju pegëren investimin, mundin per karrigen dhe pasurite e tyre .

Pa u skuqur pa u zverdhur me lekuren si sholle kepucet i rrejten per hallet e tyre ore e çast.

PD duhet të bashkohet, që të filloje rritjen, të debojë mentalitetin punist të liderve dhe ushtarve të perjetshem. Ajo ka nevojë për garë dhe institucione të verteta të cilat i japin asaj lidership fitues perndryshej  do ti mbetet vetem e kaluara si kujtim dhe copat aktuale  si fosile në xhepat e rrenuesve të panginjur e të pa cipë.