AKTUALITET, 26 Korrik 2025, 17:20

"Na ka humbur vajza"/ Pushuesit nga Kosova ngrenë më këmbë policinë, gjendet pas disa orësh 9-vjeçarja në plazhin e Shëngjinit (Video)

"Na ka humbur vajza"/ Pushuesit nga Kosova ngrenë më

Një 9-vjeçare ishte larguar nga prindërit teksa ndodheshin me pushime në plazhin e Shëngjinit.

Punonjësit e Policisë në Shëngjin i dorëzuan vogëlushen familjes, shqiptarë të Kosovës, në gjendje të mirë shëndetësore.

Salla Operative e DVP Lezhë u njoftua nga një familje pushuesish nga Kosova, se vajza e tyre e mitur ishte larguar dhe nuk po e gjenin dot.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë që patrullojnë me biçikleta në zonën e plazhit në Shëngjin u angazhuan në kërkime  në terren.