TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” për Esmerald Ballën, 30-vjeçarin që vrau babain Enver Balla në Shënavlash dhe më pas e hodhi në pus.
Ngjarja u zbulua në fillim të shtatorit, pasi 30-vjeçari, disa ditë pas kishte kryer vrasjen, denoncoi zhdukjen e të atit. Vrasja sipas policisë ka ndodhur pas një sherri që atë e bir kishin për çështje parash.
Në pranga për këtë ngjarje është vënë edhe 25-vjeçari Edison Brahaj, i cili akuzohet se ka ndihmuar Esmeraldin që të hidhte trupin në pus.