TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

54-vjeçari i cili plagosi djalin e tij 15-vjeçar me biçak një ditë më parë është arrestuar nga Policia e Korçës.
Sipas një komunikate zyrtare, Drejtoria Vendore e Policisë në Korçë bën me dije se Sh.C., banues në Vreshtas është arrestuar në flagrancë.
Kujtojmë që ngjarja u regjistrua ditën e djeshme, teksa sipas deklaratave u bë me dije se konflikti baba e bir ka nisur pasi ky i fundit qëndronte në telefon, teksa babai i kishte thënë të shkonte në shkollë.
NJOFTIMI I POLICISE
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur në fshatin Vreshtas, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. C., 54 vjeç, banues në fshatin Vreshtas.