AKTUALITET, 31 Tetor 2024, 14:01

Nuk konstatuan lidhjen e dritave në magazinën me drogë në Voskop, e pësojnë inxhinieri dhe tekniku në Korçë

Nuk konstatuan lidhjen e dritave në magazinën me drogë në

Disa ditë pas zbulimit të një magazine, e cila ishte kthyer në shtëpi bari në Voskop të Korçës, policia ka referuar materialet në Prokurori për shtetasit me inicialet R. N., 35 vjeç dhe I. M., 30 vjeç, banues në Korçë, me detyra inxhinier elektrik dhe teknik i mesëm. Ata akuzohen se nuk kanë konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike.

Teksa hetimet janë ende në vijim për zbardhjen e ngjarjes, policia ka referuar tashmë materialet në Prokuroi.

Njoftimi i policisë:

Sektori për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit R. N., 35 vjeç dhe I. M., 30 vjeç, banues në Korçë, me detyra inxhinier elektrik dhe teknik i mesëm, pasi nuk kanë konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike, në magazinën në fshatin Voskop, që ishte përshtatur për përgatitjen e lëndës narkotike, për shitje.