AKTUALITET, 31 Tetor 2024, 15:46

SPAK merr në pyetje deputetët Elda Hoti dhe Xhemal Qefalian. Paraqitet edhe Ardian Çela

SPAK merr në pyetje deputetët Elda Hoti dhe Xhemal Qefalian. Paraqitet

Ishte radha e Ardian Celës, ish-drejtues politik i Partisë Socialiste për t’u thirrur në SPAK.

Ish zyrtari që mbajti për disa vite postin e drejtorit të Operatorit të Shpërndarjes të Energjisë Elektrike qëndroi në Prokurorinë e Posaçme për thuajse tre orë. Siç bëjnë me dije burime nga grupi hetimor, Ardian Cela u pyet si deklarues, por jo për të dhënat që janë përftuar nga grup chat-et në aplikacionin SKY ECC që dolën në drite në dosjen e ish deputetit Jurgis Cyrbja.

Ish-funksionari ishte në SPAK për një dosje tjetër nën hetim. Por se cilat janë përgjigjet e ish funksionarit, kjo u mbajt sekret që u ruajt edhe nga Ardian Çela.

Në SPAK ishin edhe dy deputetë. I pari deputeti socialist Xhemal Qefalia, i cili tha se u pyet si një protestues mbi çështjen e 21 janarit. Ndërsa deputetja demokrate Elda Hoti si një e kallëzuar, emri  i  të cilës u referua mbas incidentit mbi lëndën që parlamentarja hodhi gjatë një seancë. Zonja Hoti insiston se bëhet fjalë për parfum. Ditë pas dite këtu në SPAK, personazhe të rëndësishëm të politikës dhe zyrtarë të lartë apo ish zyrtarë po përballen me grupet e hetimit.