AKTUALITET, 31 Tetor 2024, 14:03

Aksident në Bulqizë, makina përplas motorin, rëndë një grua

Aksident në Bulqizë, makina përplas motorin, rëndë

Një ngjarje e rëndë është shënuar para pak minutash në aksin rrugor që lidh Lagjen e Re Me Lagjen e vjetër të qytetit te Bulqizës ku drejtuesi mjetit tip Audi është përplasur me drejtuesin e një motoçiklete.

Si pasojë është plagosur rëndë një grua e cila ndodhej po ashtu në motor. Aksidenti është pikasur nga drejtuesit e mjeteve të tjerë të cilët kanë lajmëruar ambulancën dhe policinë.

Sipas mjekëve spitalit të Bulqizës e aksidentuara është në gjendje të rëndë ku pritet helikopteri për dërgimin drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ndërkohë policia ka nisur hetimet rreth kësaj ngjarje.