AKTUALITET, 31 Tetor 2024, 15:17

Aksident i rëndë në Peqin, humb jetën 10-vjeçari

Aksident i rëndë në Peqin, humb jetën 10-vjeçari

Një aksident është regjistruar këtë të enjte rreth ores 14:00 në aksin rrugor Peqin-Elbasan.

Aksidenti sipas burimeve nga vendngjarja ka ndodhur në fshatin Pajove. Në aksident janë përshirë dy automjete. Pas aksidentit njëri prej automjeteve ka dalë jashtë rruge duke përplasur për vdekje fëmijën e mitur rreth 10 vjeç. Burime të besueshme bënë me dje se viktima është Enjo Tabaku.

I mituri ka gjetur vdekjen e menjëhershme për shkak të plagëve të shumta. Ai u përplas nga automjeti tip Volkswagen golf me Targë AA269ZB. Automjeti drejtohej nga shtetasi Odorian Petriti 46 vjeç, ndërsa automjeti tjetër tip Audi me targë AB455DF, drejtohej nga Mikel Petriti 41 vjeç.