TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, deklaroi se me arrestimin e ish-deputetit Jurgis Çyrbja u vërtetua ajo që PD ka thënë prej kohësh, që në Shqipëri listat e deputetëve të mazhorancës vendosen nga krimi.
Ajo shtoi se qeveria dhe mazhoranca në pushtet, fushatën zgjedhore nuk e bën më me program, por me dajre.
“Më Çyrbjen u vërtetua që krimi bën fushatë elektorale por vendos edhe emrat në listën e PS. Do të isha e lumtur të përplasnim idetë, por mazhoranca ka 3 mandate që kandidon me dajre dhe vetëm me program jo,. Dhe i sigurojnë votat nga krimi dhe administrata”, tha ajo.