TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Myslim Murrizi, ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe kryetari i Partisë Lëvizja Demokratike e Shqipërisë është kallëzuar në prokurorinë e Tiranës.
Ish-nënkryetari i Kuvendit akuzohet nga Policia e Shtetit se ka fshehur të ardhura financiare duke kryer pastrim të produkteve të veprës penale.
Mylsim Murrizi, sipas policisë ka fshehur të ardhurat duke mos i deklaruar pranë ILDKPI-së.
Ish-deputeti Murrizi, këto veprime i ka bërë me kompaninë “Murrizi 2009” dhe me individë të ndryshëm. Koha e transaksioneve që policia ka verifikuar si të pajustifikuara daton qysh prej vitit 2010 e në vijim.
Mësohet se informacioni policor i është dërguar prokurorisë së Tiranës për të kryer hetime të mëtejshme. Sipas policisë, Murrizi është dënuar në 14 shtator 2006 me tre vite burgim për akuzën e mitmarrjes, dënim i cili është konvertuar në shërbim prove.