AKTUALITET, 4 Prill 2023, 12:11

“Zgjidhen nga bodrumet e mafies”, Berisha ironizon kandidatin e PS për Tropojën: Dole nga sirtarët e Edi Ramës

“Zgjidhen nga bodrumet e mafies”, Berisha ironizon kandidatin e PS

Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur sot në Tropojë, ku po prezanton kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Besnik Dushaj.

Gjatë fjalës së tij Berisha, vlerësoi kandidaturën në fjalë, ndërsa shtoi se bëhet fjalë për kandidat të lirisë, të votës së qytetarëve. Ai ironizoi kandidatin e PS-së, Rexh Byberi, duke thënë se doli nga sirtarët e bodrumeve të mafies

“Mirënjohje për këtë pritje, mesazh fitoreje që përcillini sot nga kjo sallë për shqiptarët kudo në botë. Për mbështetjen tyre të jashtëzakonshme dhe rolin epik, mbështetjen e madhe që i keni demokracisë shqiptare, e vërteta është se ky vend po të kishte një emër të dytë do ishe ‘Malësia epike’.

Sa herë vij këtu, çdo kilometër më bëhet më e lehtë. Kam ardhur për të paraqitur si kandidat Besnik Dushaj.

Njërin nga demokratët më të vendosur, një nga pasardhësit e një familjeje të nderuar, njeriu me virtyte që punoi për ndryshimin dhe zhvillimin e kësaj treve. Këtë herë Besniku, Miftar Dauti që na pret në Has, i paraqesim kandidatët të lirisë, së votës suaj, së Primareve. Unë e di që procesi i Primareve, i pari në 32 vite nuk ishte i përsosur por do të bëhet.

Ndaluni për një moment ta pyesim pak Rexhën; Ti Rexha i kujt je? Cili socialist të ka zgjedhur ty? Kush të ka votuar? Nga dole? Nga sirtarët e Edi Ramës. Përballen kandidatët e Lirisë me ata të Ramës”, tha Berisha.