AKTUALITET, 15 Shkurt 2026, 17:03

Ngjarje e rëndë në Librazhd, 23-vjeçari humb jetën ndërsa po riparonte mjetin në servis

Ngjarje e rëndë në Librazhd, 23-vjeçari humb jetën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Librazhd, ku një i ri 23-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra gjatë riparimit të automjetit të tij.

"Sipas informacioneve paraprake, në Spitalin e Librazhdit është transportuar për ndihmë mjekësore shtetasi me iniciale L. D., 23 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht teksa po punonte në mjetin e tij në servisin e shtetasit me iniciale I. P.

Pavarësisht ndihmës së dhënë nga bluzat e bardha, i riu nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për dokumentimin ligjor të rastit"- njoftoi policia.