TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sali Berisha ka bërë një deklarata lidhur me një kontroll të ushtruar ndaj një kompanie, duke pretenduar se gjithçka lidhet me dokumentet e një automjeti.
Berisha tha se kompania është kontrolluar dy herë brenda pak ditësh nga autoritetet.
Sipas tij, arsyeja e kontrollit ka qenë kërkesa për dokumentet e një makine që pretendohej se ishte blerë nga Flamur Noka, por që rezultoi që makinën e ka blerë Basha.
“Nuk e di e morët vesh apo jo, por një kompani e quajtur Mektrin është kontrolluar para pak ditësh dy herë. Pse u kontrolluar do thoni ju? Na duhen dokumentet e makinës që ka blerë Flamur Noka, Range me duket. Shkuan një ditë, ata i thanë nuk kemi. Shkuan ditën tjetër, i thanë nxirreni.
Çfarë doli? Doli që veturën e kishte blere Lul Basha. Sapo punonjësi i tha o zotëri ai nuk ka ardhur të blejë veturë. Ai i dha të dhënat e veturës, i tha që këtë veturë e ka blerë Lulzim Basha. As që i mori fare dokumentet, sepse krim duhet të ishte për flamur Nokën. Ngjarje reale kjo, taze”, tha Berisha.