AKTUALITET, 6 Shkurt 2026, 12:20

Masa e sigurisë/ Qëlloi me armë gjatë përplasjes me armë në Lezhë, gjykata lë në burg policin Besart Kovaçi

Masa e sigurisë/ Qëlloi me armë gjatë përplasjes me

Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për efektivin e policisë Besart Kovaçi, i cili u përfshi në përplasjen me armë mbrëmjen e së dielës në berberhane në fshatin Rrilë të Lezhës.

Sipas burimeve për mediat, në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, ai iu ka qëndruar deklarimeve se ka qëlluar për të neutralizuar situatën, duke qenë se kishte parë personat e armatosur.

Por pavarësisht pretendimeve gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë dhe caktoi masën e sigurisë arrest në burg për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.