TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se kryeministri Rama po kërcënon procesin jetik të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Berisha: Sot jam këtu për të denoncuar kërcënimin madhor që Rama dhe mafia e rrezikshme që qëndron prapa tij në qeveri, parlament dhe institucione të tjera. Po kërcënojnë në mënyrën më të egër procesin më jetik të shqiptarëve, procesin e integrimit në BE.
Lajmet që vijnë nga kancelaritë evropiane, por edhe nga Brukseli dëshmojnë se Edi Rama është në rreth të kuq, se Edi Rama në kundërshtim flagrant me të gjitha zotimet që rrjedhin nga procesi i integrimit po fakton se ai për interesa të pushtetit të tij, për të mbrojtur veten nga krimet e rënda që ka kryer, është i aftë të marrë cdo vendim, pavarësisht se bllokon plotësisht procesin e integrimit në BE.
Burime shumë serioze informojnë për diskutime të gjeta që po zhvillohen në BE në të cilat nuk përjashtohet edhe opsioni i zhbërjes së plotë të procesit të integrimit në BE për shkak të këtyre qëndrimeve antikushtetuese, antiligjore që mban Rama në rastin e dosjes së tij, por në aparencë Ballukut dhe AKSHI-t.