AKTUALITET, 6 Shkurt 2026, 13:41

Manja, mesazh gjykatësve: Reforma në drejtësi do të rishikohet. Vërini gishtin mendjes!

Manja, mesazh gjykatësve: Reforma në drejtësi do të

Ish ministri i Drejtësisë dhe kreu aktual i Komisionit te Ligjeve, Ulsi Manja ka deklaruar se reforma në drejtësi duhet rishikuar.

Në një intervistë me Grida Dumën, ai nisi të fliste për pagat e gjyqtarëve.

“Çfarë do të bëhet me dosjet e prapambetura? Ka ardhur momenti të hapet ky diskutim. Po shfaqen simptomat e një apatie në sistemin e drejtësisë; në KLGJ dhe KLP ka mungesë transparence në vendimmarrje dhe ata e konsiderojnë këtë si diçka që ndodh brenda shtëpisë së tyre,” tha kryetari i Komisionit të Ligjeve, sipas të cilit “ka ardhur koha për diskutimin e temës: a e kanë shqiptarët këtë drejtësi cilësore që iu premtua në 2016?.U referohem gjykatave të largohen nga roli i noterit dhe të ngrihen në lartësinë që u ngarkon Kushtetuta.

Për gjyqtarët ekziston vetëm prova,” tha ai, duke i paralajmëruar magjistratër prerë nga studio e TCH: “Vëreni gishtin mendjes, se do të ndërhyjmë në sistem.”