AKTUALITET, 6 Shkurt 2026, 12:47

Investimi/ Nga kërkimi shkencor tek inovacioni, Rama: Ja projektet që do të mbështeten nga një financim prej 7 milionë euro

Investimi/ Nga kërkimi shkencor tek inovacioni, Rama: Ja projektet që

Kryeministri Edi Rama thotë se projektet në fushën e kërkimit shkencor, në teknologji dhe inovacion do të mbështeten me një financim prej 7 milionë euro.

Me një shënim në Facebook, Rama ka treguar detaje konkrete për projektet që do të mbështeten financiarisht.

“Ministria e Arsimit përmes Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit mbështet me një financim prej 7 milionë eurosh thirrjet për:

-Projektet e kërkimit shkencor dhe zhvillimit;

-Projektet e teknologjisë dhe inovacionit;

-Projektet e infrastrukturës së kërkimit shkencor; duke u dhënë mundësinë të gjitha universiteteve, njësive të kërkimit shkencor dhe kërkuesve shkencorë të zhvillojnë programet e tyre në nivelet më të larta të cilësisë së kërkimit, frymës së inovacionit dhe për të prodhuar impakt real në aktivitetin ekonomik, social e teknologjik të vendit”, shkruan Rama.