TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Monika Kryemadhi ka folur dhe per pershirjen e saj si opinioniste e emisionit Big Brother! Ajo tha se në fillim kur mori propozimin mendoi se ishte tallje, ndërsa shtoi se ‘ftesa ishte me shumë drita, si një parajsë’.
Më tej u shpreh se shoqëria dhe familja i kishin thënë që ta pranonte ftesën ‘për të parë një Monikë ndryshe’. Kryemadhi vlerësoi ambientin gjatë spektaklit, ndërsa shtoi se nuk e kishte menduar pozitivitetin me të cilën rrethohet në skenë.
“Vetëm ‘make up’ që më lodh shumë, për ta hequr. Ja këtu i kam krehur flokët vetë. Kur erdhi propozimi mendoja se po tallej i thashë, ‘ik mos u tall me mua’. Më kishin kërkuar për ‘Goca dhe Gra’ dhe thashë ‘nuk vij’. Më vonë erdhën më takuan, patjetër që ishte pak si ‘shock’, një njeri që ka maune mbi kurriz, ndërkohë që në disa dilema të një udhëkryqi. Më erdhi një propozim, kalimi nga një skenë errët e politikës në një skenë me shumë drita, si një parajsë.
Mendova se ishte testim. Në fakt ishte një realitet i vërtetë, ishte një mundësi për mua. Të gjithë më thanë ‘patjetër duhet të shkosh sepse njerëzit duhet të shohin një Monikë ndryshe’. Ambienti në të cilin më krijon Ledioni me Arbrin është i jashtëzakonshëm. Nuk e kam menduar atë pozitivitet që kanë krijuar. Respekti që ata ta japin mua më ka munguar gjithë jetën time, një respekt s’ma kanë dhënë bashkëpunëtorët në politikë. Në politikë s’më kanë thënë as faleminderit.”, u shpreh ajo.